Komuna e Gjakovës hap procesin e aplikimit për familjet e dëmtuara nga vërshimet

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813104-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Komuna e Gjakovës hap procesin e aplikimit për familjet e dëmtuara nga vërshimet" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="850" height="638" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813104-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Komuna e Gjakovës hap procesin e aplikimit për familjet e dëmtuara nga vërshimet" loading="lazy"></p>Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve për familjet që janë prekur nga vërshimet e fundit. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale ftohen që të dorëzojnë kërkesat e tyre në arkivin e komunës, duke specifikuar llojin e dëmit të pësuar. Dokumentet</div>

Madhësia e shkronjave

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve për familjet që janë prekur nga vërshimet e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale ftohen që të dorëzojnë kërkesat e tyre në arkivin e komunës, duke specifikuar llojin e dëmit të pësuar. Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë kërkesën me shkrim, kopjen e letërnjoftimit, foto-dëshmi të dëmeve të shkaktuara si dhe numrin e telefonit për kontakt.
Komuna ka bërë të ditur se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 23 janar 2026. Pas përfundimit të afatit, komisioni përkatës do të bëjë vlerësimin e të gjitha rasteve të paraqitura. Nga Komuna e Gjakovës u bëhet thirrje qytetarëve të prekur që t’i përmbahen afatit të përcaktuar, në mënyrë që procesi i vlerësimit të zhvillohet në kohë dhe në mënyrë sa më efikase. /Telegrafi/