Këta janë pesë serbët e arrestuar për krime lufte në Syriganë të Skenderajt

Janë zbuluar emrat e 5 serbëve të arrestuar sot gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale e Kosovës.
Raportohet se personat e prangosur janë: Sinisha Tomaseviq, Ratko Krakoviq, Nebojsha Tomaseviq, Goran Tomaseviq dhe Predrag Tomaseviq.
Gjithashtu, sipas informacioneve të gazetares, Sinisha Tomaseviq është vëllai i Tadish Tomaseviq, i cili është shef i stacionit policor në Syriganë. Të arrestuarit dyshohen për krime gjatë luftës së fundit, për vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë të Skenderajt, në periudhën maj-qershor 1998.
Deklarohet gjithashtu se nga 6 viktimat, njëri prej tyre rezulton ende i zhdukur.