Po vazhdon operacioni për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e ujit të lumit Mat në Shqipëri.
Në këtë operacion të kërkim-shpëtimit që nga 29 janari është përfshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Atje sot ka qëndruar ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci i cili së bashku me homologun e tij nga Shqipëria takuan ushtarakët nga të dyja shtetet që janë pjesë e operacionit.
“Sot së bashku me ministrin Pirro Vengu takuam ushtarakët e njësive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit. Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga data 29 janar, ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e kërkim-shpëtimit me personel të specializuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë. Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli ynë është në krye të detyrës”, shkruan Maqedonci në Facebook.
Ballina Nacionale Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit vazhdojnë, Maqedonci dhe Vengu ndjekin...
Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit vazhdojnë, Maqedonci dhe Vengu ndjekin nga afër operacionin
- Reklamë -











