Katër raste të personave të zhdukur – detaje nga raporti 24 orësh i Policisë

Nacionale

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për katër raste të personave të zhdukur, në mesin e të cilëve edhe të mitur. Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Drenas, Prizren e Pejë. Fsh. Siboc i Epërm, Podujevë 04.09.2026 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për katër raste të personave të zhdukur, në mesin e të cilëve edhe të mitur.

Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Drenas, Prizren e Pejë.

Fsh. Siboc i Epërm, Podujevë 04.09.2026 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Drenas 04.09.2026-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 04.09.2026-NN. Ankuesja ka informuar se mbesa e saj (vajza e vëllait) femër shtetas e Shqipërisë e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar

Pejë, rr ‘Ymer Basha’ 28.08.2026-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime. /Telegrafi/