Kampioni tregon dhëmbët në fund ndaj Chelseat – hap të madh për kalimin tutje

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelsea me rezultat 5-2, në një përballje shumë të hapur dhe plot gola.

Skuadra franceze kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Bradley Barcola realizoi pas një aksioni të bukur. Pas një krosimi në zonë dhe një devijimi me kokë nga Joao Neves, Barcola reagoi më shpejt se mbrojtësit dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Chelsea reagoi në minutën e 28-të, kur Malo Gusto barazoi rezultatin. Ai shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer nga Enzo Fernandez dhe goditi saktë në anën e majtë të portës për 1-1.

Megjithatë, PSG riktheu epërsinë para pushimit. Në minutën e 40-të, Ousmane Dembele përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë, kaloi mbrojtjen londineze dhe shënoi nga afërsia për rezultatin 2-1.