Ju ndalua hyrja në Shqipëri, Azizi: Shqipëria nuk është pronë e askujt

Rajon

Deputeti i partisë VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas lajmeve të publikuara sot në media se i është ndaluar hyrja në shtetin e Shqipërisë. Azizi në postimin e tij as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë në mënyrë të drejtpërdrejtë, mirëpo shkruan se Shqipëria nuk është pronë […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i partisë VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas lajmeve të publikuara sot në media se i është ndaluar hyrja në shtetin e Shqipërisë.

Azizi në postimin e tij as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë në mënyrë të drejtpërdrejtë, mirëpo shkruan se Shqipëria nuk është pronë e askujt dhe se gjithmonë do të mbetet e shqiptarëve.

“Ju faleminderit miqve për mesazhet dhe kujdesin. Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran.Aq më pak këta të Open Ballkanit. 🙂Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë.Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme.Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”

Kujtojmë se sot disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike mirëpo janë ndaluar aty për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.