Jayden Spears shihet duke ngarë makinën pas arrestimit të Britney-t, tensionet në familje vazhdojnë

Jayden Spears, djali 19-vjeçar i Britney Spears, u pa duke ngarë një makinë kabriolet nëpër rrugët e Los Angeles, për herë të parë që nga arrestimi i nënës së tij nën dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Këngëtarja 44-vjeçare u ndalua nga Patrulla e Autostradave të Kalifornisë në Qarkun Ventura të mërkurën në mbrëmje dhe u lirua të nesërmen në mëngjes. Ajo do të paraqitet në gjykatë më 4 maj.

Djali më i vogël i Spears, Jayden, ishte i vetëm gjatë vozitjes së tij, ndërsa mediet raportuan se këngëtarja ka mbajtur një profil të ulët dhe ka qëndruar brenda rezidencës së saj në Los Angeles pas lirimit, shkruan DailyMail.

Burimet thanë se Spears ka qenë në kontakt me djemtë e saj dhe gjithashtu ka folur me nënën e saj, Lynne Spears, me të cilën ka pasur marrëdhënie të tensionuar vite më parë. Biseda thuhet se ka qenë “pozitive” dhe “shpresëdhënëse”.

Menaxheri i Britney-t, Cade Hudson, deklaroi se këngëtarja do të zbatojë ligjin dhe po inkurajohet të ndjekë trajtim për situatën e krijuar.

Përfaqësuesit e saj thanë gjithashtu: “Ky ishte një incident i pafat që është plotësisht i pafalshëm.

Shpresojmë që ajo të marrë ndihmën dhe mbështetjen që i nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë”.

TMZ raportoi se gjatë arrestimit, brenda automjetit të Spears u gjetën pilula që po testohen për përmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, Jayden duket se po merr rolin e mbështetësit të familjes, duke vazhduar jetën normale pas një situate të tensionuar për nënën e tij. /Telegrafi/