Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka rrëfyer ndjenjat e ankthit që kishte përpara se të fitonte Topin e Artë më herët këtë të hënë.
Harry Kane triumfoi në garën për Topin e Artë 2026, duke lënë pas vetëm Kylian Mbappe në vendin e dytë dhe Lamine Yamal, i cili përfundoi i treti.
Ylli anglez së fundmi ka folur përsëri për triumfin e tij dhe ka treguar ndjenjat e përziera që pati pasi fitoi çmimin më të madh individual në futboll.
Topi i Artë në gjykatë? France Football raportoi pagesa të dyshimta për fitoren e Kane dhe renditjen e të tjerëve
“Isha nervoz. Vërtet. Zemra më rrihte fort. Është shumë ndryshe nga stresi që ndjen para një ndeshjeje të madhe, ku e di që mund të ndikosh në rezultat duke luajtur mirë ose duke shënuar. Atje, thjesht duhej të prisja momentin”, ka thënë fillimisht Kane.
“Kur ai [Ronaldo Nazario] tha emrin tim, të gjitha emocionet erdhën menjëherë: lehtësim, lumturi… Nuk dija vërtet si të reagoja. Isha plotësisht i tronditur. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë”.
“Të gjithë më thoshin se e meritoja dhe më uronin fat të mbarë. Kjo më bëri pothuajse të dëshiroja edhe më shumë të fitoja, sepse e kuptova gjithë mbështetjen që po merrja”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/