Ish-presidentja e Kroacisë pas fitores së Spanjës: Për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli

Magazina

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar pas fitores së Spanjës ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ve të Botërorit, duke uruar spanjollët për kualifikimin në çerekfinale. Pas golit të Mikel Merino në minutat shtesë, që i dha Spanjës fitoren 1-0 ndaj Portugalisë, Grabar publikoi në rrjetet sociale një foto të festës së lojtarëve spanjollë. Ajo […]

Madhësia e shkronjave

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar pas fitores së Spanjës ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ve të Botërorit, duke uruar spanjollët për kualifikimin në çerekfinale.

Pas golit të Mikel Merino në minutat shtesë, që i dha Spanjës fitoren 1-0 ndaj Portugalisë, Grabar publikoi në rrjetet sociale një foto të festës së lojtarëve spanjollë.

Ajo shkroi në gjuhën spanjolle: “Bravo, Spanjë! Fitore e merituar dhe për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli”.

Mesazhi i saj u interpretua si një thumbim i lehtë për eliminimin e fundit të Kroacisë nga Portugalia.

Sipas ish-presidentes, fitorja e Spanjës ndaj portugezëve ishte një lloj ngushëllimi për tifozët kroatë pas zhgënjimit të Botërorit.

Grabar-Kitarovic, e njohur për mbështetjen e saj ndaj kombëtares kroate, shënoi në postim edhe profilet zyrtare të federatave të futbollit të Spanjës dhe Kroacisë.

Më herët, ajo kishte komentuar edhe përballjen mes Kroacisë dhe Portugalisë, duke u ndalur te dy yjet e futbollit, Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo.

Ndau po ashtu edhe një mesazh nga një mik amerikan, i cili kishte thënë se ky mund të ishte Botërori i fundit për të dy lojtarët, por me ndryshimin se Modric ende vazhdon të tregojë nivel të lartë në fushë. /Telegrafi/