
Një sërë mburojash kaltërebardh të vendosura mbi ndërtesa në gjithë Iranin synojnë ta dërgojnë një mesazh për planifikuesit e sulmeve amerikane dhe izraelite.
Fotografi të simbolit të vendosur mbi çati dhe pranë vendeve të trashëgimisë kulturore u shpërndanë nga mediat shtetërore iraniane më 10 mars, së bashku me raportet se “më shumë se 120 muze dhe disa ndërtesa historike” në gjithë Iranin janë shënjuar me këtë emblemë.
I njohur zyrtarisht si “Mburoja e Kaltër”, shefi i trashëgimisë kulturore të Iranit, Mohsen Tousi, u tha mediave iraniane se simboli ishte vendosur “për t’i mbrojtur pasuritë e vlefshme kulturore dhe historike”.
Peter Stone është president i organizatës Blue Shield. Ai i tha Radion Evropa e Lirë se përdorimi i simbolit në Iran është “shumë pozitiv”, por theksoi se organizata e tij nuk ka kontroll mbi përdorimin e kësaj embleme.
Përveç kësaj, nuk ekziston asnjë mekanizëm për të verifikuar nëse objektiva të ligjshme ushtarake iraniane po shënohen me këtë simbol.“Në luftën moderne, realisht është ushtrim mjaft i kotë të vendosësh një emblemë të madhe mbi çatinë e një muzeu”, thotë Stone, duke shtuar se shumë ushtri moderne kanë listat e tyre sekrete për vendet që nuk duhen goditur.
Megjithatë, ai thotë se një shënim kaq i qartë i vendeve të trashëgimisë “shton një shtresë shtesë të përgjegjësisë për këdo që sulmon, që ta marrë seriozisht këtë emblemë dhe mbrojtjen e saj”.

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Ne nuk e filluam luftën, por po e përfundojmë atë
Nëse vendoset në një vend kulturor legjitim pa përdorim ushtarak, eksperti britanik i trashëgimisë thotë se emblema mund të ketë edhe peshë ligjore, pasi “mbrojtja e saj vjen nga Konventa e Hagës e vitit 1954”, të cilën e kanë ratifikuar edhe Izraeli dhe SHBA-ja.
Pjesa e brendshme e dëmtuar nga bombat e Pallatit Golestan në Teheran, më 2 mars. Sulmet ndaj objektivave të regjimit aty pranë thuhet se shkaktuan dëme nga shpërthimet në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.Në konflikte të mëparshme, përfshirë gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, emblema e mburojës së kaltër është përdorur, shpesh e pikturuar mbi çati në përmasa të mëdha që të jetë e dukshme për pilotët e avionëve dhe dronëve.
Disa ndërtesa që mbanin emblemën u dëmtuan gjatë konfliktit, ndërsa të tjera jo. Stone thotë se ka qenë e pamundur të dihet ndikimi i mirëfilltë i simbolit, pasi vendimmarrja për objektivat ndodh pas një muri të fshehtësisë ushtarake.
Një mburojë me ngjyrë të kaltër të zbehur shihet në çatinë e Muzeut Kombëtar të Irakut në Bagdad, e cila ishte pikturuar para pushtimit amerikan të vitit 2003.Pas konfliktit, thotë Stone, përdorimi i drejtë i simbolit të mburojës mund të shtojë “një provë shtesë” për ndjekjen penale të atyre që sulmojnë pa ndonjë domosdoshmëri ushtarake.
Stone pranon se koncepti i së drejtës ndërkombëtare mbi të cilin bazohet mburoja e kaltër sot është në një gjendje të brishtë, por ai thotë: “duhet ta mbajmë gjallë”, sepse në të kundërt “askush nuk do të mbahet përgjegjës”. /REL






