Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SHBA-së në Jordani

Irani ka shkatërruar një sistem shumë të rëndësishëm të radarëve amerikan, me vlerë rreth 300 milionë dollarë, i cili përdorej për drejtimin e sistemeve amerikane të mbrojtjes kundër raketave në rajonin e Gjirit. Ky zhvillim konsiderohet një goditje strategjike për mbrojtjen ajrore të rajonit.

Sipas raportimeve, radari dhe pajisjet shoqëruese u shkatërruan në bazën ajrore Muwaffaq Salti në Jordani, në ditët e para të luftës. Informacioni u konfirmua nga një zyrtar amerikan dhe më herët ishte raportuar nga CNN bazuar në imazhe satelitore komerciale, shkruan bloomberg.

▶ Lexo edhe këtë

Tërmet në Iran

Të dhënat e një instituti kërkimor tregojnë se dy sulme iraniane në Jordani janë regjistruar: më 28 shkurt dhe më 3 mars. Thuhet se sulmet janë kapur nga mbrojtja ajrore, por fotografitë satelitore tregojnë se radari AN/TPY-2 dhe pajisjet e sistemit amerikan THAAD janë shkatërruar.

Ekspertët thonë se një sulm i suksesshëm ndaj radarit të sistemit THAAD do të ishte një nga sulmet më të rëndësishme iraniane deri tani. Megjithatë, ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë edhe radarë të tjerë që mund të vazhdojnë të sigurojnë mbrojtjen ajrore dhe kundër-raketore.

Gjithçka që po ndodh në Lindjen e Mesme – Izraeli po vazhdon bombardimet, Irani po kundërpërgjigjet