Iftari me shije tradicionale: Llokuma të nxehtë me pekmezin e veçantë, Goldsaft

Një nga kombinimet më të thjeshta, por njëkohësisht shumë të dashura, janë llokumat e freskëta të shoqëruara me pekmez.

Një shije që na kujton kuzhinën tradicionale, por që mund të përgatitet çdo ditë, në çdo shtëpi.

E gjitha kulmon kur llokumat e ngrohta shërbehen me pekmezin Goldsaft, një produkt i njohur evropian meshije të thellë dhe aromë natyrale.

Çfarë e bën të veçantë Pekmezin Goldsaft

Pekmezi Goldsaft prodhohet nga lëngu natyral i panxharit të sheqerit, i cili përpunohet duke u trashur pa përdorimin e aditivëve kimikë.

Ky proces ruan shumë nga përbërësit ushqyes të panxharit, përfshirë minerale dhe vitamina të tretshme në ujë.

Pekmezi i prodhuar në Gjermani, Grafschafter Goldsaft, ka disa karakteristika që e bëjnë të veçantë:

  • përbëhet nga 100% panxhar sheqeri natyral
  • pa konservues dhe pa yndyrë
  • vegan dhe pa gluten
  • shije e pasur, e ngjashme me mjaltin por më e thellë në aromë

Për më shumë se një shekull, ky pekmez prodhohet në Gjermani dhe konsiderohet një nga shtojcat më të dashura tradicionale për bukë dhe ëmbëlsira.