I vazhdohet paraburgimi i Fatmir Shehollit

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit Fatmir Shehollit për edhe dy muaj, i dyshuar për spiunazh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ajo ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj të tjerë.

Masa do të vlejë deri më 8 maj 2026.

Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor 2025 nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit.

Hetimet ndaj tij vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale./Telegrafi.