Përballja me kancerin e gjirit mund të shoqërohet me pasoja të thella emocionale, veçanërisht te gratë që i nënshtrohen mastektomisë. Për disa prej tyre, vështirësitë rëndohen edhe më shumë nga mungesa e mbështetjes së partnerit apo familjes.
Për këtë aspekt ka folur kirurgia plastike, rekonstruktive dhe estetike, Violeta Zatriqi gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë” e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.

Duke ndarë përvoja nga puna me paciente që kanë kaluar nëpër trajtimin e kancerit, Zatriqi tregoi se ka hasur raste kur gratë, përveç sëmundjes dhe humbjes së gjirit, janë përballur edhe me ndarje nga bashkëshorti apo partneri.
Ajo foli edhe për rëndësinë që rindërtimi i gjirit mund të ketë për vetëbesimin dhe mirëqenien e disa pacienteve.
Nga operacionet estetike te rindërtimi i gjirit pas kancerit – kirurgia Violeta Zatriqi flet për rreziqet, paragjykimet dhe sfidat në Kosovë
Megjithatë, sipas saj rekonstruksioni nuk është një detyrim dhe as zgjidhje për çdo pasojë emocionale të sëmundjes, por vendimi për këtë ndërhyrje duhet të jetë personal dhe i mbështetur në këshillim të përshtatshëm mjekësor.
Zatriqi u bëri thirrje familjarëve dhe partnerëve të tregojnë mirëkuptim e mbështetje ndaj grave që përballen me këtë diagnozë.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com





