Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar sot se nuk do të kursehet askush nëse konstatohet neglizhencë institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Hoti, ministria e të cilit ka përgjegjësi edhe për Qendrat për Punë Sociale në Kosovë, theksoi se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ai nga tryeza e diskutimit e organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave, tha se rasti duhet të hetohet në detaje, ndërsa çdo përgjegjësi eventuale do të trajtohet sipas ligjit.
Ndërkohë që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deri në ora 18:00 të së enjtes, kanë kohë që të dorëzojnë raportin e kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, për të kuptuar se ku ka qenë dështimi institucional në vrasjen e Arlinda Zekajt. /KP/