Haxhiu priti ministrin Hoxha, i  kërkon vazhdimin e mbështetjes për rrugën euroatlantike të Kosovës

Nacionale

U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi rolin e tij në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe i uroi suksese në detyrën e re. “Ju keni qenë zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë”, u shpreh […]

Madhësia e shkronjave

U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi rolin e tij në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe i uroi suksese në detyrën e re.

“Ju keni qenë zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë”, u shpreh Haxhiu

Në takim u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet Kosova dhe Shqipëria, si dhe koordinimi në politikën e jashtme dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve.

U.d. Presidentes theksoi rëndësinë e afërsisë historike, gjuhësore dhe kombëtare mes dy vendeve, duke e cilësuar atë si bazë të fortë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe projekteve që u shërbejnë qytetarëve.

“Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Haxhiu kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian, si dhe afrimin e mëtejshëm me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe”, thuhet në njoftim.

Në fund, u theksua nevoja për koordinim të ngushtë mes dy vendeve në forumet ndërkombëtare, me synim forcimin e pozitës së Kosovës dhe interesave të përbashkëta në rajon dhe Evropë. /Telegrafi/