Hapet televotim për Fabjolën – a duhet të vazhdojë të qëndrojë në Ferma VIP

Magazina

Pas një ngjarje të rëndë të ndodhur të hënën në spektaklin e Ferma VIP, është marrë një vendim. Bëhet fjalë për rastin ku fermerja Fabjola Elezaj i drejtohet me një fjalë të papërshtatshme moderatores Arbana Osmani. Agai ka hapur një televotim për të nëse duhet të qëndrojë në shtëpi, edhe për sjelljen e saj ndaj […]

Madhësia e shkronjave

Pas një ngjarje të rëndë të ndodhur të hënën në spektaklin e Ferma VIP, është marrë një vendim.

Bëhet fjalë për rastin ku fermerja Fabjola Elezaj i drejtohet me një fjalë të papërshtatshme moderatores Arbana Osmani.

Agai ka hapur një televotim për të nëse duhet të qëndrojë në shtëpi, edhe për sjelljen e saj ndaj DJ Bujakës.

Një zarf është vendimi i Agait, i cili anulon televotimin e të hënës, duke hapur një televotim të ri.

A duhet të vijojë të qendrojë Fabjola Elezaj në Ferma VIP? Kjo është pyetja drejtuar publikut shqiptar.

Tani është radha juaj, për të vendosur nëse Fabjola duhet të qendrojë ose jo në Fermë.

Gjuha e përdorur ndaj Arbanës u dënua tejet shumë edhe në rrjete sociale, e jashtë reality shou-t. /Telegrafi/