Ballina Nacionale Hajdar Beqa: Gjakova e gatshme për ndryshim dhe zhvillim ekonomik me PDK-në

Hajdar Beqa: Gjakova e gatshme për ndryshim dhe zhvillim ekonomik me PDK-në

4

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, sot në Gjakovë kanë zhvilluar takime të shumta me qytetarë, sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve nga fusha të ndryshme.
Beqa theksoi se përkrahja e marrë ishte e jashtëzakonshme, e sinqertë dhe e vendosur, duke e cilësuar atë si dëshmi të qartë se qytetarët e Gjakovës e kanë kuptuar drejt projektin politik të Partia Demokratike e Kosovës për zhvillim ekonomik, stabilitet institucional dhe mbështetje reale për biznesin vendor.
Sipas tij, dialogu i hapur, idetë konkrete dhe besimi i ndërsjellë treguan se ndryshimi i madh po ndërtohet nga poshtë-lart, bashkë me qytetarët dhe ekonominë reale. Ai falënderoi Gjakovën për energjinë, mikpritjen dhe përkrahjen maksimale drejt fitores së madhe.