Josko Gvardiol ka pranuar se Manchester City do ta ndiejë mungesën e Bernardo Silvës, pas transferimit të mesfushorit portugez te Real Madridi gjatë kësaj vere.
31-vjeçari ka kompletuar kalimin te gjiganti spanjoll dhe pritet të nisë stërvitjet të hënën nën drejtimin e Jose Mourinhos. Real Madridi lëvizi shpejt për të siguruar firmën e tij, pavarësisht interesimit të raportuar nga Barcelona dhe Atletico Madridi.
Në një intervistë për The Athletic, Gvardiol foli me shumë vlerësim për ish-bashkëlojtarin e tij, duke lënë të kuptohet se kalimi në Spanjë ishte dëshira e kahershme e portugezit.
“Ishim shumë të afërt. Sa shumë kemi humbur? Këtë do ta kuptojmë kur të rikthehemi dhe të fillojmë sezonin”.
“Bernardo është kthyer aty ku e ka vendin. Ai ka folur për Spanjën për një kohë shumë, shumë të gjatë”, deklaroi mbrojtësi kroat.
Mourinho pritet ta ketë Bernardo Silvën një nga figurat kyçe të mesfushës së tij për sezonin e ri, duke vlerësuar kreativitetin dhe fleksibilitetin taktik të portugezit.
Bernardo mund të luajë si mesfushor ofensiv, por edhe në krahun e djathtë të sulmit, duke i dhënë trajnerit të Real Madridit më shumë alternativa taktike për edicionin e ri./Telegrafi/






