Gafa e Mozës në mbrëmjen finale – nuk e njohu vajzën pasi nuk e kishte parë prej dy vitesh

Magazina

Mimoza Ahmeti mori vëmendje të madhe gjatë mbrëmjes finale të Ferma VIP 3. Ndonëse poetja rrëmbeu zemrat e publikut që ditën e parë që u bë pjesë e këtij formati. Në finalen e madhe, Moza u surprizua nga tre aktorët e më mirënjohur, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi, të cilët lexuan poezitë e […]

Madhësia e shkronjave

Mimoza Ahmeti mori vëmendje të madhe gjatë mbrëmjes finale të Ferma VIP 3.

Ndonëse poetja rrëmbeu zemrat e publikut që ditën e parë që u bë pjesë e këtij formati.

Në finalen e madhe, Moza u surprizua nga tre aktorët e më mirënjohur, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi, të cilët lexuan poezitë e saj.

Por surpriza më emocionuese ishte ajo nga vajzat e saj.

Eir, vajza e madhe e Mozës e cila jeton në Romë lexoi një poezi të mamasë së saj.

Më pas, pjesë e skenës u bë vajza e vogël Luka, e cila erdhi nga Kanadaja.

Por me hyrjen e saj, Moza nuk e njohu dhe i kërkoi leje të mos lexonte, por të dëgjonte një këngë nga vajza e madhe Eir.

Më pas, Moza e njohu vajzën e vogël dhe mes emocionesh i ka dhuruar puthje e përqafime.

“Vajza ime e vogël, nuk e njoha se kam dy vite pa e takuar. Ti më the që nuk më flet”, i tha Moza vajzës së vogël. /Telegrafi/