Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Norvegjisë do të përballen sonte (e shtunë) me fillim nga ora 23:00 në kuadër të fazës çerekfinale të Kampionatit Botëror 2026.
Të dy përzgjedhësit Stale Solbakken dhe Thomas Tuchel tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim.
Te Norvegjia nuk ka ndryshime të theksuara nga fitorja me Brazilin përvç krahu të majtë të sulmit ku Andreas Schjelderup ka zënë vendin e Antonio Nusës në formacionin bazë.
Haaland në anën tjetër mbetet pika referente e kombëtares dhe do të ndihmohet nga emra tjerë si Martin Odegaard dhe Alexander Sorloth.
Te Anglia në anën tjetër Ezri Konsa është aktivizuar në krahun e djathtë të mbrojtjes në mungesë të alternativave, me John Stones që starton në qendër.
Antohny Gordon dhe Noni Madueke startojnë gjithashtu nga minuta e parë si dhe të përhershmit Jude Bellingham dhe Harry Kane.
Norvegjia: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Ëolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Schjelderup.
Anglia: Pickford; O’Reilly, Guehi, Stones, Konsa; Rice, Anderson; Gordon, Bellingham, Madueke; Kane.






