Gjithçka është gati për përballjen e shumëpritur mes Francës dhe Senegalit në Kupën e Botës 2026.
Dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë vendosur të hedhin në fushë emrat më të spikatur që nga minuta e parë.
Te Franca, vëmendja kryesore është te treshja sulmuese Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué, që do të mbështesin kapitenin Kylian Mbappé në sulm.
Në mbrojtje, Didier Deschamps i ka besuar dyshes Dayot Upamecano dhe William Saliba para portierit Mike Maignan.
Nga ana tjetër, Senegali vjen me përvojën e Kalidou Koulibalyt në mbrojtje dhe me treshen e rrezikshme sulmuese Ismaïla Sarr, Nicolas Jackson dhe kapitenin Sadio Mané, i cili mbetet shpresa më e madhe e “Luanëve të Terangës”.
Franca: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Tchouaméni, Rabiot; Olise, Dembélé, Doué; Mbappé.
Senegali: E. Mendy; Diatta, Koulibaly, Niakhaté, Diouf; Idrissa Gana Gueye, Pape Gueye, Camara; Ismaïla Sarr, Jackson, Sadio Mané.






