Formacionet zyrtare, Argjentinë – Zvicër: Messi përballë Xhakës, luahet për biletën e fundit në gjysmëfinale

Sport

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së fundit të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Zvicra do të luftojnë për biletën e fundit drejt gjysmëfinales. Vëmendja kryesore është te dueli mes Lionel Messit dhe Granit Xhakës. Kapiteni i Argjentinës synon ta udhëheqë “Albicelesten” drejt katërshes më të mirë, ndërsa mesfushori shqiptar do të kërkojë […]

Madhësia e shkronjave

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së fundit të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Zvicra do të luftojnë për biletën e fundit drejt gjysmëfinales.

Vëmendja kryesore është te dueli mes Lionel Messit dhe Granit Xhakës. Kapiteni i Argjentinës synon ta udhëheqë “Albicelesten” drejt katërshes më të mirë, ndërsa mesfushori shqiptar do të kërkojë të vazhdojë ëndrrën historike të Zvicrës.

Lionel Scaloni ka zgjedhur formacionin më të fortë, me Emiliano Martínez në portë, mbrojtjen e përbërë nga Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martínez dhe Nicolás Tagliafico, ndërsa mesfusha do të udhëhiqet nga Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister. Në sulm janë Lionel Messi dhe Julián Álvarez.

Në anën tjetër, Zvicra e Murat Yakinit zbret në fushë me Gregor Kobel në portë, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Ricardo Rodríguez, Nico Elvedi, Manuel Akanji dhe Denis Zakaria. Mesfusha do të udhëhiqet nga Granit Xhaka, Remo Freuler dhe Djibril Sow, ndërsa në repartin ofensiv startojnë Fabian Rieder dhe Dan Ndoye.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale, pasi “Tre Luanët” eliminuan Norvegjinë pas vazhdimeve.

Argjentina: E. Martínez, N. Molina, C. Romero, L. Martínez, N. Tagliafico, R. De Paul, L. Paredes, E. Fernández, A. Mac Allister, L. Messi, J. Álvarez

Zvicra: G. Kobel, R. Rodríguez, N. Elvedi, M. Akanji, D. Zakaria, G. Xhaka, R. Freuler, D. Sow, F. Rieder, D. Ndoye.