Flutura e konsideruar e zhdukur prej 30 vjetësh shfaqet sërish

Një flutur mahnitëse e klasifikuar si e zhdukur prej 30 vjetësh është parë në disa pjesë të Anglisë.

Flutura është parë vetëm rrallë gjatë tre dekadave të fundit, por ekspertët thonë se çdo listë e specieve ‘ndoshta do ta klasifikonte atë si jo më të zhdukur’.

Sipas Butterfly Conversation, dashamirësit e natyrës kanë bërë fotografi të fluturës në Kent, Hampshire, Sussex, Dorset, Cornwall dhe Isle of Wight në dy javët e fundit.

Thuhet se megjithëse ka pasur disa shikime gjatë viteve që kur ajo u zhduk, ato po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Flutura “Large tortoiseshell” është një flutur e madhe dhe shumëngjyrëshe me krahë portokalli, të zinj dhe të kaltër.

Specia klasifikohet zyrtarisht si “e zhdukur në nivel rajonal” në Britaninë e Madhe në Listën e Kuqe të Butterfly Conservation të GB Butterfly, e përditësuar për herë të fundit në vitin 2022. /Telegrafi/