“Fisi është për dasma”, Bajrami kritikon Qeverinë: Mbesë në Washington, kushërirë në Berlin e bashkëshorte në Iowa

Nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me emërimet e fundit në përfaqësitë diplomatike, duke e akuzuar pushtetin për sistemimin e familjarëve dhe personave të afërt në ambasada. Në reagimin e saj, Bajrami ka përmendur tri raste, duke pretenduar se në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë vendosur […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me emërimet e fundit në përfaqësitë diplomatike, duke e akuzuar pushtetin për sistemimin e familjarëve dhe personave të afërt në ambasada.

Në reagimin e saj, Bajrami ka përmendur tri raste, duke pretenduar se në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë vendosur mbesa e ministrit Xhelal Sveçla në Washington, kushërira e Luan Dalipit në Berlin dhe bashkëshortja e një ish-bashkëpunëtori të tij në Iowa.

Ajo ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se në një kohë kur qytetarët po përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe besimi në institucione është në nivelin më të ulët, pushteti po merret me sistemimin e miqve dhe familjarëve në ambasada.

“Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën. Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju”, ka shkruar Bajrami.

Në reagimin e saj, deputetja e LDK-së ka publikuar edhe një video të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ai kundërshtonte sistemimin e familjarëve në institucione, duke përdorur deklaratën: “Fisi është për dasma”.

Komentet