Universum International College, në partneritet me Federatën Esports Kosova (FESK), do të organizojë turneun prestigjioz EAFC 26 & CS2 Tournament , i cili do të zhvillohet në kampusin në Prishtinë. Eventi do të nisë të enjten, më 7Maj, nga ora 12:00 PM.
Ky turne synon të sjellë bashkë lojtarët më të mirë të virtual, duke promovuar frymën konkurruese dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit të esports në Kosovë. EAFC 26 & CS2 Tournament përfaqëson një platformë të rëndësishme për të rinjtë që aspirojnë të afirmohen në skenën ndërkombëtare të lojërave elektronike.
Ngjarja mbështetet nga sponsorë të njohur si Red Bull, Rugove, HyperActive dhe Xportal Esports, të cilët do të kontribuojnë për të garantuar një organizim profesional dhe një eksperiencë të paharrueshme për pjesëmarrësit.
Për të gjithë të interesuarit në botën e esports dhe adhuruesit e lojës EAFC25, ky turne paraqet një mundësi të shkëlqyer për të shfaqur aftësitë e tyre dhe për të qenë pjesë e një ngjarjeje të veçantë.
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.






