Në kuadër të xhiros së 30-të në Ligue 1, PSG u mposht nga Lyoni me rezultat 2-1, rezultat që e hap edhe më shumë garën për titull.
Lyoni e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e 6-të, kur Endrick realizoi për 0-1.
Mysafirët e dyfishuan avantazhin në minutën e 18-të me Afonso Moreiran, pas asistimit të Endrick, duke e çuar rezultatin në 0-2.
PSG pati shansin ideal për t’u rikthyer në lojë në minutën e 33-të, kur fitoi penallti, por Gonçalo Ramos u ndal nga portieri Dominik Greif, i cili priti goditjen dhe e mbajti Lyonin në epërsi.
Për parisienët, gjithçka u vështirësua edhe më shumë kur Vitinha u detyrua të largohej i lënduar në minutën e 39-të, duke u zëvendësuar nga Warren Zaïre-Emery.
Në pjesën e dytë, PSG rriti presionin dhe në fund arriti vetëm të ngushtojë shifrat. Pas një pasimi vendimtar nga Fabian Ruiz, Khvicha Kvaratskhelia goditi nga skaji i zonës dhe shënoi me një goditje të ulët që u përplas në shtyllën e djathtë dhe përfundoi në rrjetë, për 1-2.
Pavarësisht tentimeve deri në fund, PSG nuk arriti ta shmangë humbjen. Me këtë rezultat, parizienët mbeten me 69 pikë, ndërsa Lens është vetëm një pikë pas me 68, duke e bërë garën për titull shumë të hapur në javët e mbetura. /Telegrafi/






