Ende pa u bërë 20 vjeçare, shqiptarja Erina Nrecaj merr pozitë drejtuese në Migros në Zvicër

Nacionale

Erina Nrecaj ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale në Zvicër, duke marrë një përgjegjësi të re drejtuese në filialen e Migros Promenade në Rorschach. Pa i mbushur ende 20 vjeç, e reja shqiptare është emëruar zëvendësdrejtuese e filialës, duke shënuar një ngritje të shpejtë në karrierë. Vetëm dy vjet më […]

Madhësia e shkronjave

Erina Nrecaj ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale në Zvicër, duke marrë një përgjegjësi të re drejtuese në filialen e Migros Promenade në Rorschach.

Pa i mbushur ende 20 vjeç, e reja shqiptare është emëruar zëvendësdrejtuese e filialës, duke shënuar një ngritje të shpejtë në karrierë.

Vetëm dy vjet më parë, ajo ishte ende duke ndjekur trajnimin profesional në filialen e gjeneratës së re të Migros-it në Gossau.

Sipas një artikulli të publikuar në “Migros Magazin”, avancimi i saj lidhet me ambicien, aftësitë profesionale dhe pjekurinë që ka treguar gjatë punës.

Vetë Nrecaj ka pranuar se emërimi në këtë pozitë ishte i papritur për të, por përgjegjësia e re po i jep mundësi të zhvillohet edhe më tej në aspektin profesional.

Besimin ndaj saj e kishte shprehur edhe drejtoresha e filialës, e cila ishte bindur nga pjekuria dhe njohuritë e saj të gjera profesionale.

“Është shumë bukur kur dikush të beson një përgjegjësi të tillë. Filiala tashmë është, deri diku, ‘dyqani im’”, është shprehur Erina për “Migros Magazin”.

Erina Nrecaj, me prejardhje nga Amrisëili, përmes këtij suksesi po dëshmon se mosha nuk është pengesë për të marrë përgjegjësi dhe për të arritur pozita të rëndësishme profesionale në Zvicër./Telegrafi/

Komentet