Elza Bajrami zgjidhet anëtare e Këshillit Prokurorial: Publikohen rezultatet e votimit

Pas një procesi zgjedhor të zhvilluar në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, janë bërë publike rezultatet zyrtare për anëtarin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku me 5 vota për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim u mor vendimi që Elza Bajrami-Kastrati të zgjidhet anëtare e KPK-sw.
Anëtarit të KPK-së, Arian Gashi tha se Bajrami Kastrati kishte më së shumti vota.
“Në votim morën pjesë gjithsej 135 prokurorë nga 148 me të drejtë vote. Pas numërimit të votave, rezultatet janë si vijon Elza Bajrami Kastrati me 74 vota, ndërkaq Elita Kurtishi m 58 vota 3 vota të pavlefshme” tha ai.
Gjithashtu u përmend edhe monitorimi nga partnerët ndërkombëtar dhe organizatat civile.
“Procesi zgjedhor ka qenë i monitoruar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë qenë prezentë në sallën e konferencës, si dhe i tërë procesi është transmetuar drejtpërsëdrejti në faqen e Facebook-ut të sistemit prokurorial”, shtoi ai.
KPK certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe dërgoi ftesë zyrtare për Elza Bajrami-Kastrati për ceremoninë e betimit në orën 13:00.