Elijona Binakaj ka hyrë mbrëmë shkurtimisht në shtëpinë e BBVK-së për të qëndruar me tre banorët e parë të cilët iu bashkuan këtij edicioni.
Por, gjatë një bisede me Antonetën, ajo thumboi ish-konkurrenten e saj, Benitën, duke i përmendur dhëmbët.
“Me dhëmbë njerëzit kanë bo edhe famë”, ka thënë Elijona, pa e përmendur emrin e saj.
Ndërkohë, duket se pas kësaj deklarate ka reaguar Benita, përmes një postimi në Instagram, megjithatë nuk e specifikoi emrin e Elijonës.
“Sa ka ka ta dhez”, ka shkruar Benita.
Foto: Benita Zena / Instagram
Mbetet e paqartë nëse reagimi i saj erdhi pikërisht nga deklaratat e Elijonës, megjithatë tensionet mes tyre janë vërejtur dukshëm gjatë kohës sa ishin konkurrente brenda.