“E meriton edhe një vit te Barcelona”, Joan Laporta publikisht thotë se ylli i skuadrës do të rinovojë

Presidenti Joan Laporta beson se Robert Lewandowski duhet të qëndrojë te Barcelona të paktën edhe një sezon tjetër.

Në një intervistë për “Jijantes”, Laporta theksoi se sulmuesi polak e ka merituar mundësinë për të vazhduar te klubi.


“Lewandowski e meriton edhe një vit tjetër”, deklaroi Laporta kur u pyet për planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i klubit la të kuptohet se sulmuesi vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër.

“Robert Lewandowski erdhi në një moment shumë të vështirë për klubin. Duhet t’i jemi mirënjohës. Nëse ai dëshiron, mund të qëndrojë edhe një vit tjetër në një rol të caktuar”.

Reprezentuesi i Polonisë ka realizuar 11 gola në 22 ndeshje në La Liga këtë sezon, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka kontribuar me dy gola dhe një asistim.

Lewandowski, tashmë 37-vjeçar, mbetet një nga figurat kryesore të sulmit të Barcelonës dhe po i afrohet fazës përfundimtare të kontratës së tij aktuale me klubin.

Ende nuk dihet nëse lojtari do ta preferojë rinovimin, duke qenë se nuk do të jetë startues i padiskutueshëm./Telegrafi/