E kërkuan Barcelona dhe Real Madridi, Fabrizio Romano zbulon kush po prin garën për JJ Gabriel

Sport

Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili është shumë pranë transferimit te Real Madridi. 16-vjeçari konsiderohet si një prej talenteve më premtues në futbollin botëror, ndërsa së fundmi është raportuar se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi. Gabriel dhe përfaqësuesit e tij këmbëngulin se ai […]

Madhësia e shkronjave

Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili është shumë pranë transferimit te Real Madridi.

16-vjeçari konsiderohet si një prej talenteve më premtues në futbollin botëror, ndërsa së fundmi është raportuar se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi.

Gabriel dhe përfaqësuesit e tij këmbëngulin se ai duhet ta vazhdojë zhvillimin në një klub tjetër, pasi është shprehur i pakënaqur me situatën te skuadra angleze. Për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë lidhur me një transferim të mundshëm të tij, por Real Madridi prej disa javësh shihet si destinacioni më i mundshëm.

Tani, Romano ka konfirmuar se marrëveshja mes Gabrielit dhe Real Madridit ende nuk është përfunduar, por ka zbuluar se talenti anglez ka qëndruar në Madrid gjatë ditëve të fundit dhe se transferimi mund të konkretizohet brenda muajit të ardhshëm.

“Djali ka qëndruar në Madrid për disa ditë gjatë javëve të fundit. Ai po stërvitet shumë për t’u përgatitur për janarin, kur do të ketë mundësi t’i bashkohet një klubi të ri”, ka thënë Romano në kanalin e tij në YouTube.

Barcelona dhe Real Madridi kryesojnë garën për nënshkrimin e talentit të Man Utd

“Real Madridi mbetet favorit i qartë për të nënshkruar me JJ Gabrielin. Për momentin, pritshmëritë e të gjitha palëve të përfshira janë që JJ Gabriel të transferohet te Real Madridi.

“Gjithmonë ju kam thënë se Spanja ishte destinacioni më i mundshëm për JJ Gabrielin dhe tani mund të themi se Real Madridi vazhdon të jetë klubi që prin në këtë garë”, ka shtuar gazetari italian./Telegrafi/

Komentet