Carragher bën një deklaratë të guximshme për Arsenalin pas fitores ndaj Liverpoolit

Sport

Jamie Carragher ka vlerësuar lart paraqitjet e Arsenalit, duke e cilësuar skuadrën e Mikel Artetës si ekipin më të mirë në botë në aspektin defensiv, pas fitores ndaj Liverpoolit në “Anfield”. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, gjatë emisionit Monday Night Football në Sky Sports, deklaroi se Arsenali tashmë nuk është vetëm skuadra më e mirë në mbrojtje […]

Madhësia e shkronjave

Jamie Carragher ka vlerësuar lart paraqitjet e Arsenalit, duke e cilësuar skuadrën e Mikel Artetës si ekipin më të mirë në botë në aspektin defensiv, pas fitores ndaj Liverpoolit në “Anfield”.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, gjatë emisionit Monday Night Football në Sky Sports, deklaroi se Arsenali tashmë nuk është vetëm skuadra më e mirë në mbrojtje në Ligën Premier, por edhe në nivel botëror.

“Ky ekip i Arsenalit nuk është vetëm skuadra më e mirë në aspektin defensiv në Ligën Premier. Mendoj se tani është ekipi më i mirë në botë në këtë aspekt”, deklaroi Carragher.

Ai veçoi gjithashtu kontributin e Martin Odegaardit në aksionin që solli golin e fitores.

Ndonëse Declan Rice mori meritat për pasimin e shkëlqyer drejt Kai Havertz, Carragher theksoi se presioni agresiv i kapitenit norvegjez ishte po aq vendimtar.

Sipas tij, Odegaard ndihmoi në rikuperimin e topit në gjysmëfushën e Liverpoolit, duke e detyruar skuadrën vendase të gabonte në posedim dhe duke krijuar kushtet për aksionin vendimtar.

Carragher vuri në dukje edhe ngjashmëritë e kësaj mënyre të presingut me atë që aplikojnë Fulhami dhe Brightoni, por në këtë rast, qasja e Arsenalit rezultoi vendimtare për marrjen e tri pikëve në “Anfield”. /Telegrafi/

Komentet