Dukagjini nuk ka arritur ta tejkalojë Luganon, pas një humbje të thellë të pësuar në Hajvali.
Skuadra nga Klina zhvilloi një paraqitje solide në ndeshjen e parë pavarësisht humbjes 0-1, megjithatë në ndeshjen e kthimit, ekipi zviceran ishte më larg në kualitet për të fituar me rezultat 1-5.
Behrens mori një top të gjatë dhe me një goditje të saktë e kaloi Luganon në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Vetëm tre minuta më vonë, Dos Santos dyfishoi epërsinë pas asistimit të Zanottit (9’).
Dukagjini dha pak shenja jete përmes golit të bukur të Maliqit (10’), megjithatë Lugano sërish e riktheu epërsinë e dyfishte falë Behrens (36’).
Ekipi zviceran ishte më kërkues edhe në pjesën e dytë, ndërsa e gjeti golin e katërt falë autogolit të Egzon Sinanit (51’).
Goditjen finale njëkohësisht het-trikun e kompletoi Behrens pas asistimit të Bislimit (58’).
Kësisoj, Lugano avancon tutje derisa Dukagjinit i mbetet të fokusohet në elitën e futbollit kosovar me synimin për ta siguruar sërish Evropën për edicionin e ardhshëm./Telegrafi/






