Paris Saint-Germain e ka fituar me shumë dramë finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, duke triumfuar 4-3 pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1.
Një nga protagonistët e mbrëmjes, anësori Khvicha Kvaratskhelia, u shpreh i emocionuar pas triumfit, duke theksuar sakrificën dhe ndjenjën e jashtëzakonshme që solli suksesi.
“Është një ndjenjë e pabesueshme”.
“Isha shumë i lodhur, por kur gjithçka mbaroi, prapë kisha energji për të vrapuar dhe për të festuar. Ia dolëm. Faleminderit tifozëve tanë, klubit, trajnerit dhe bashkëlojtarëve. Jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë natë”.
Ylli gjeorgjian foli edhe për ambiciet e PSG-së në të ardhmen, duke bërë të qartë se skuadra synon ta ruajë këtë ritëm edhe sezonin e ardhshëm.
“Tani duhet të vazhdojmë në këtë drejtim. Sezonin e ardhshëm do të provojmë ta fitojmë sërish këtë trofe”.
Kjo fitore shënon herën e dytë në histori që Paris Saint-Germain ngre trofeun e Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar dominimin e tyre në skenën evropiane.
Po ashtu, PSG regjistroi titullin e dytë radhazi në Evropë, pasi sezonin e kaluar kishte fituar bindshëm finalen ndaj Interit me rezultat 5-0, kurse tani synojnë rekordin e Real Madridit, që mbetet skuadra e vetme që e ka fituar tre herë radhazi./Telegrafi/






