Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në një koncept argëtues, ku kombinoi koktejet me këngët e saj të preferuara, duke krijuar pije të frymëzuara nga hitet ikonike të muzikës pop.
Në këtë iniciativë, ajo prezantoi fillimisht një martini me vodkë, të frymëzuar nga kënga “Smooth Operator” e këngëtares legjendare Sade.
Sipas Lipës, një martini i mirë krijon momentin perfekt, sidomos kur shoqërohet me muzikë të qetë dhe elegante, shkruan Vogue.
Më pas, artistja përgatiti një version të veçantë të një pijeje të bardhë, të frymëzuar nga kënga e saj “Houdini”, e cila është pjesë e albumit të saj të tretë, Radical Optimism.
Ajo tregoi se kjo pije përgatitet lehtësisht direkt në gotë, duke e bërë procesin më praktik dhe argëtues.
Një tjetër pije në listën e saj ishte një highball i frymëzuar nga hiti klasik “Benny and the Jets” i legjendës së muzikës Elton John.
Dua Lipa kujtoi se e kishte provuar këtë pije gjatë një koncerti të tij në stadiumin Dodger, një moment që, sipas saj, i ka lënë mbresa të veçanta.
Përveç këtyre, këngëtarja zbuloi edhe ide të tjera kreative për pije të frymëzuara nga këngë të njohura, duke sjellë një ndërthurje interesante mes muzikës dhe argëtimit, që ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj në mbarë botën. /Telegrafi/






