Nëntë operime dhe një betejë që vazhdon – pacientja Saranda Jakupi rrëfen vështirësitë në përballjen me kancerin

shendetesi

Nëntë ndërhyrje kirurgjikale, vite të tëra trajtimesh dhe një përballje e vazhdueshme emocionale. Kjo është historia e Saranda Jakupit, e cila prej më shumë se gjashtë vjetësh po përballet me kancerin e gjirit. Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ajo ka rrëfyer sfidat […]

Madhësia e shkronjave

Nëntë ndërhyrje kirurgjikale, vite të tëra trajtimesh dhe një përballje e vazhdueshme emocionale. Kjo është historia e Saranda Jakupit, e cila prej më shumë se gjashtë vjetësh po përballet me kancerin e gjirit.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ajo ka rrëfyer sfidat që ka kaluar dhe vështirësitë me të cilat vazhdon të përballet.

Jakupi ka treguar se sëmundja ka ndikuar ndjeshëm në jetën e saj, jo vetëm në aspektin fizik, por veçanërisht në atë emocional.

E pyetur se si ka ndryshuar mënyra se si e sheh trupin dhe veten pas diagnostikimit, ajo ka pranuar se ndryshimet kanë qenë të mëdha.

“Ka ndryshim shumë të madh. Jo për kah pamja fizike, se domethënë ne flasim për atë shpirtërore”, ka rrëfyer Saranda.

Ajo ka treguar se gjatë përballjes me sëmundjen i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në të dy gjinjtë, si dhe gjashtë ndërhyrjeve të tjera në pjesën aksillare, përkatësisht në zonën e sqetullave.

“Hajde nënë, ke me u bë mirë” – Saranda Jakupi rrëfen fjalët e djalit që i japin forcë në përballjen me kancerin

“Unë jam operu prej dy gjinjëve, edhe kam pasë intervenime edhe gjashtë herë tjera në pjesën aksillare. Domethënë, diku tetë operime për një kohë shumë të shkurtër”, ka deklaruar ajo.

Por ndërhyrjet nuk përfunduan me kaq.

Saranda ka treguar se rreth katër muaj para intervistës kishte kryer edhe operimin e nëntë, kësaj radhe në pjesën e qafës.

“Tash e kam bo para nja katër muajve edhe operimin e nëntë në pjesën e qafës”, është shprehur Jakupi.

Pavarësisht ndërhyrjeve të shumta dhe ndryshimeve që ka përjetuar në trup, ajo thotë se me kalimin e kohës ka arritur të përshtatet me pamjen e saj fizike.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

Komentet