Drenusha Latifi merr vëmendjen në tribunat e ndeshjes Kosovë-Turqi, ndërsa bën tifo për Kombëtaren e vendit

Këngëtarja dhe ish-missi shqiptar, Drenusha Latifi, është një tjetër figurë publike që po e ndjek nga afër ndeshjen historike në stadiumin Fadil Vokrri, ku po përballen Kosova dhe Turqia. Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotogra...

Magazina
Reklame

Këngëtarja dhe ish-missi shqiptar, Drenusha Latifi, është një tjetër figurë publike që po e ndjek nga afër ndeshjen historike në stadiumin Fadil Vokrri, ku po përballen Kosova dhe Turqia.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga tribunat, ku shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me fanellën e Kosovës, duke treguar hapur mbështetjen për përfaqësuesen.

“Kosova”, ka shkruar ajo në përshkrimin e këtyre imazheve, duke shoqëruar postimin me entuziazëm për ekipin kombëtar.

Drenusha Latifi është vetëm një nga personazhet e shumta VIP që po e ndjejnë nga afër këtë ndeshje historike, e cila në rast fitoreje mund ta kualifikojë Kosovën për herë të parë në Kampionatin Botëror.

Atmosfera në stadium është elektrizuese, ndërsa mbështetja nga figurat publike po i shton edhe më shumë emocionet e mbrëmjes. /Telegrafi/