Dhurata “perfekte” për përvjetor, burri fiton 100 mijë dollarë në lotari

Life/Bizare

Një burrë nga Karolina e Jugut mori dhuratën perfekte për përvjetorin e martesës: fitoi 100 mijë dollarë në lotari. Burri nga Graniteville u tregoi zyrtarëve të Lotarisë së Karolinës së Jugut se kishte ndaluar në qendrën e udhëtarëve Pilot Travel Center në Graniteville, ku bleu një biletë të lotarisë, pikërisht në ditën e përvjetorit të […]

Madhësia e shkronjave

Një burrë nga Karolina e Jugut mori dhuratën perfekte për përvjetorin e martesës: fitoi 100 mijë dollarë në lotari.

Burri nga Graniteville u tregoi zyrtarëve të Lotarisë së Karolinës së Jugut se kishte ndaluar në qendrën e udhëtarëve Pilot Travel Center në Graniteville, ku bleu një biletë të lotarisë, pikërisht në ditën e përvjetorit të martesës.

Pas shortit, ai e kontrolloi disa herë biletën, pasi nuk mund ta besonte se kishte fituar 100 mijë dollarë.

“I thashë gruas: ‘Kam një dhuratë për përvjetorin tonë. Mendoj se kemi fituar 100 mijë dollarë’”, tregoi ai.

Çifti tha se fitorja e bëri përvjetorin e tyre edhe më të paharrueshëm.