Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjen e tij për paqe në Lindjen e Mesme.
“Të dashur vëllezër dhe motra, për dy javë popujt e Lindjes së Mesme kanë vuajtur dhunën e tmerrshme të luftës”, tha Papa në lutjen e tij javore Angelus në Vatikan.
“Mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, shtoi ai.
“Ripërsëris afërsinë time me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në sulmet që kanë goditur shkollat, spitalet dhe zonat e banimit”, vazhdoi Papa Leo.
“Në emër të të krishterëve të Lindjes së Mesme dhe të të gjitha grave dhe burrave me vullnet të mirë, u drejtohem atyre që janë përgjegjës për këtë konflikt”, tha Papa.
“Armëpushim! Le të rihapen shtigjet e dialogut”, përfundoi ai.
Sipas Papa Leos, dhuna nuk mund të çojë kurrë në drejtësinë, stabilitetin dhe paqen që njerëzit presin. /Telegrafi/
