Dy deputete gjermane tentuan të pengonin ish-drejtorin e Mossadit, David Barnea, të merrte pjesë në një aktivitet në Bundestag të mërkurën, në shenjë proteste ndaj rolit të tij në operacionin me pajisje pejxher kundër Hezbollahut në Liban, në vitin 2024.
Desiree Becker dhe Tamara Mazzi, anëtare të partisë së majtë Die Linke, u filmuan të ulura para hyrjes së aktivitetit, duke mbajtur fotografi të personave të plagosur gjatë operacionit. Të dyja deputetet u larguan më pas me forcë nga vendi, transmeton Telegrafi.
Edhe një protestues hebre ndërpreu aktivitetin, duke iu drejtuar Barneas me thirrjet: “Je kriminel lufte! Ndale këtë çmenduri. Nuk të duam ty dhe as teknologjitë e tua ushtarake! Tetëdhjetë vjet më vonë, ndodhesh në të njëjtën sallë ku kriminelët e luftës u përpoqën të shfarosnin hebrenjtë”.
Barnea ishte ftuar nga lobistë pro-izraelitë për të folur në një mëngjes parlamentar, të organizuar me mbështetjen e Konstantin von Notz, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Partisë së Gjelbër në Gjermani.
“David Barnea, you are a war criminal.”A Jewish activist confronted former Mossad chief David Barnea, calling him a “war criminal” during a parliamentary breakfast at the Bundestag on Wednesday.The activist accused Barnea of irresponsibility for the 2024 Lebanon pager attacks, adding that he is “responsible for the deaths of thousands of children and civilians.”
— Middle East Eye (@MiddleEastEye) November 26, 2026
Gazeta gjermane Taz raportoi se lajmi për pjesëmarrjen e planifikuar të Barneas kishte shkaktuar reagime të forta në qarqet politike të majta në Gjermani. Deputetë të partisë së von Notz dhe të grupeve të tjera kundërshtuan vizitën, ndërsa disa anëtarë të të Gjelbërve argumentuan se pjesëmarrja e ish-shefit të Mossadit binte ndesh me vlerat e partisë.
Para vizitës së Barneas, Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR), me seli në Berlin, paraqiti një kallëzim penal ndaj tij, nën dyshimin për krime lufte. Organizata u kërkoi autoriteteve gjermane të lëshonin urdhërarrest dhe ta ndalonin menjëherë pas mbërritjes së tij në vend.
ECCHR pretendoi se Barnea kishte luajtur një “rol kyç” në operacionin e shtatorit 2024, kur pajisjet pager të përdorura nga pjesëtarë të Hezbollahut në Liban shpërthyen njëkohësisht. Organizata argumentoi se operacioni kishte prekur edhe civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë.
Pjesëmarrës në mëngjesin parlamentar i thanë gazetës gjermane Bild se Barnea i kishte hedhur poshtë akuzat.
“Operacioni me pagerë nuk ka të bëjë fare me krimet e luftës”, citohet të ketë thënë ai.
Pro-Palestinian protester confronts ex-Mossad chief in German parliament www.youtube.com
Barnea argumentoi se Izraeli kishte vepruar me saktësi të jashtëzakonshme ndaj objektivave legjitime të Hezbollahut.
Ai pretendoi se shumica e luftëtarëve të shënjestruar ishin neutralizuar dhe jo vrarë, ndërsa civilët në afërsi kishin pësuar, në rastin më të keq, lëndime të lehta.
Protesta e deputeteve shkaktoi reagime edhe nga një zyrtar gjerman i sigurisë, i cili foli për median izraelite Ynet.
“Është thjesht e pabesueshme që diçka e tillë po ndodh në parlamentin gjerman”, deklaroi ai.
“Kam menduar se e kishim kaluar një kufi kur njerëzit filluan të kërkonin anulimin e vizitës së Barneas dhe të paraqisnin kallëzime kundër tij për operacionin me pejxherë, pavarësisht faktit se Mossadi, nën drejtimin e tij, ndihmoi në parandalimin e dhjetëra sulmeve terroriste në Gjermani dhe në mbarë Perëndimin”, shtoi ai.
Zyrtari akuzoi Die Linke për lidhje të afërta me mbështetës të terrorizmit dhe familje kriminale, duke shtuar: “Dy deputete që valëvisin fotografi të terroristëve brenda parlamentit gjerman përbëjnë një nivel tjetër përshkallëzimi”. /Telegrafi/
Lawmakers try to block meeting of ex-Mossad boss in Berlin | DW News www.youtube.com






