Dënohet me 10 vite burg për krime lufte në Kosovë një serb

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809547-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Dënohet me 10 vite burg për krime lufte në Kosovë një serb" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809547-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Dënohet me 10 vite burg për krime lufte në Kosovë një serb"></p>Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim Slagjan Trajkoviqin për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas aktgjykimit, Trajkoviq, shtetas i nacionalitetit serb, është shpallur fajtor për përfshirje në një sërë veprimesh penale gjatë luftës në Kosovë, përfshirë vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, torturë, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në</div>

Madhësia e shkronjave

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim Slagjan Trajkoviqin për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas aktgjykimit, Trajkoviq, shtetas i nacionalitetit serb, është shpallur fajtor për përfshirje në një sërë veprimesh penale gjatë luftës në Kosovë, përfshirë vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, torturë, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, si dhe dëbim e depërtim të mijëra civilëve shqiptarë. Këto akuza ishin ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Në aktakuzë përshkruhet se më 6 prill 1999, forcat ushtarake serbe, ku bënte pjesë edhe i dënuari, kanë rrethuar fshatin Reznik të Vushtrrisë dhe kanë ndërmarrë ofensivë ushtarake, duke djegur shtëpi dhe vrarë civilë. Në këtë sulm janë vrarë nëntë anëtarë të familjes Ujkani, trupat e të cilëve më pas janë djegur së bashku me shtëpitë e tyre.

Aktakuza përshkruan gjithashtu ngjarjet e 22 majit 1999, kur në varrezat e Vushtrrisë forcat serbe kanë grumbulluar dhjetëra mijëra civilë, i kanë keqtrajtuar dhe më pas kanë ekzekutuar 72 prej tyre, ndërsa të tjerët janë dërguar në burgun e Smrekonicës, ku janë torturuar dhe më pas dëbuar drejt Shqipërisë.