
Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u kthye te paralajmërimet për “narrativa të rreme mbi kërcënimet nga Shqipëria dhe Kroacia”.
Ai shkroi në X se deklaratat e Vuçiqit erdhën pak pasi ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan një opinion në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung për anëtarësimin në BE.
“Vetëm disa ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë shkruan një opinion në FAZ për pranimin e një anëtarësimi të ‘nivelit të dytë’ në Bashkimin Europian, presidenti i Serbisë është kthyer përsëri te paralajmërimet për narrativa të rreme mbi kërcënimet nga Shqipëria dhe Kroacia”, shkroi Bushati.

Guerot: Franca pret qeveri pas zgjedhjeve, na duhet një partner – gazetarët të respektohen e mbrohen
“Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të ligjit, prosperitet dhe bashkëpunim, jo për retorikë të bazuar në frikë”, shtoi ai.






