"Dëgjojnë muzikën time kur kryejnë marrëdhënie intime", Lore befason me atë se çfarë i kanë treguar fansat për të

Në ekranin e RTV Dukagjini ka nisur transmetimin episodi i parë i spektaklit të ri “R Studio”, një format argëtues që premton intervista interesante dhe momente spontane me personazhe të njohur.

Emisioni drejtohet nga Fis Juniku, ndërsa në episodin e parë e ftuar ishte këngëtarja e re dhe simpatike Lore.

Artistja, e cila u bë e njohur për publikun edhe si ish-banore e Big Brother VIP Albania, u përball me disa pyetje interesante gjatë intervistës. Mes tyre ishte edhe pyetja se cili kishte qenë komenti më i çuditshëm që kishte marrë ndonjëherë nga fansat.