Gimbo
Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme.
Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit. Gazetari e pyeti DJ-në se si kishte ndodhur ngjarja, një veprim që e revoltoi Gimbos, i cili reagoi menjëherë duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet në kuadër të lojës.
I prekur emocionalisht, Gimbo shpërtheu në lot dhe foli në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se kjo ngjarje i ka lënë pasoja të rënda shpirtërore. Ai theksoi se për të, ky rast ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe se përmendja e tij në këtë mënyrë e ka lënduar thellë.
“Gjithçka mund të jetë lojë, vetëm kjo jo. Mua më ka mbytur ky rast, më ka mbytur, më ka futur në dhe, më ka dërrmuar se e kam pasur vëlla të vogël. E ky ma përmend mua këtu. Vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr”, u shpreh Gimbo mes emocionesh të forta në rrëfim.
Situata ka shkaktuar reagime të shumta edhe te banorët e tjerë, ndërsa publiku po e konsideron këtë debat si një nga momentet më të rënda emocionalisht të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa pas kësaj përplasjeje, e cila ka kaluar kufijtë e lojës. /
comment
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit: E kisha vëlla të vogël
<div><div><img width="640" height="344" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818013-debati-i-ashper-me-rogertin-gimbo-shperthen-ne-lot-ne-dhomen-e-rrefimit-e-kisha-vella-te-vogel.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="debati-i-ashper-me-rogertin,-gimbo-shperthen-ne-lot-ne-dhomen-e-rrefimit:-e-kisha-vella-te-vogel" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="652" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818013-debati-i-ashper-me-rogertin-gimbo-shperthen-ne-lot-ne-dhomen-e-rrefimit-e-kisha-vella-te-vogel.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="debati-i-ashper-me-rogertin,-gimbo-shperthen-ne-lot-ne-dhomen-e-rrefimit:-e-kisha-vella-te-vogel" loading="lazy"></p>Gimbo Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme. Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit. Gazetari e pyeti DJ-në se si</div>






