David Beckham ishte mes mijëra tifozëve që festuan kualifikimin e Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, teksa ndoqi nga afër çerekfinalen ndaj Norvegjisë në stadiumin “Hard Rock” në Florida.
Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” u shfaq i shoqëruar nga bashkëshortja Victoria Beckham dhe fëmijët e tyre, Romeo, Cruz dhe Harper.

Ndeshja dhuroi emocione të forta, sidomos pas golit të barazimit të Jude Bellingham në fundin e pjesës së pare, shkruan DailyMail.
Beckham nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u ngrit menjëherë në këmbë për të festuar, ndërsa Victoria ruajti qetësinë.
Në tribunë festuan edhe Romeo, Cruz dhe Harper, ndërsa e dashura e Cruz, Jackie Apostel, u hodh në krahët e tij pas golit.
Pas fitores 2-1 të Anglisë, familja Beckham shpërtheu në festë. David u përqafua me Victorian, ndërsa më pas u pa duke kënduar së bashku me djemtë e tij këngën “Wonderwall”, që jehonte në stadium mes mijëra tifozëve anglezë.
Një ditë më parë, Beckham kishte ndjekur edhe stërvitjen e kombëtares angleze në ambientet e Inter Miami, klubit ku ai është bashkëpronar.
Sulmuesi Harry Kane zbuloi se legjenda angleze i kishte uruar skuadrës fat para sfidës, duke theksuar se Beckham vazhdon të mbajë kontakte të rregullta me ekipin kombëtar. /Telegrafi/





