Ballina Nacionale Dardan Molliqaj: Opozita s’e ka kuptuar ende mesazhin e qytetarëve, politika nuk...

Dardan Molliqaj: Opozita s’e ka kuptuar ende mesazhin e qytetarëve, politika nuk bëhet me logjikë biznesi

1

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar  partitë parlamentare opozitare, duke thënë se ato nuk e kanë kuptuar realitetin politik në Kosovë, as pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe as pas zhvillimeve të shkurtit 2025.
Sipas Molliqajt, vetëm në periudhën nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2025 ka filluar të shihet një kuptim i zbehtë i asaj që ka ndodhur në dhjetor, por jo në nivelin e duhur. Ai theksoi se opozita ka bërë një gabim thelbësor në momentin kur, sipas tij, “e ka shitur shpirtin te kapitali i madh në Kosovë”.
“Kur partitë opozitare e kanë shitur shpirtin te kapitali i madh, kanë menduar se opozitëbërjen mund ta nënkontraktojnë si shërbim nëpër studio televizive,” deklaroi Molliqaj në Adresa.
Ai sqaroi se kritika e tij nuk është drejtuar ndaj gazetarëve apo mediave në përgjithësi, por ndaj studiove televizive, të cilat sipas tij përbëhen nga analistë të ndryshëm. Molliqaj theksoi se nuk ka thënë se secili prej tyre është i kontraktuar apo i nënkontraktuar.
“Problemi im nuk është me ata që janë të nënkontraktuar, por me kontraktorin. Sepse të mendosh se politika bëhet përmes logjikës së biznesit, tregon se nuk e ke idenë se çfarë është politika,” u shpreh ai.
Deklarata e plotë: