Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të Manchester Unitedit ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.
Manchester United përjetoi një mbrëmje dramatike të martën, duke përmbysur disavantazhin prej dy golash të pësuar në 14 minutat e para dhe duke triumfuar ndaj Romës. Kjo fitore i dha fund serisë së dobët pa triumfe të klubit, por festa u shoqërua edhe me një moment tensioni mes trajnerit Carrick dhe sulmuesit brazilian.
Cunha ishte një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes, së bashku me kapitenin Bruno Fernandes, i cili realizoi një penallti për ta ngushtuar rezultatin në 2-1. Braziliani shënoi dy gola, të cilët në fund rezultuan vendimtarë për fitoren e “Djajve të Kuq”.
Goli i parë i Cunhas erdhi në minutën e 83-të, ndërsa vetëm tri minuta më vonë ai realizoi edhe golin e fitores. Pas një goditjeje spektakolare, sulmuesi hoqi fanellën dhe festoi me tifozët në tribunat e Old Traffordit.
Megjithatë, ky veprim i kushtoi me karton të verdhë. Cunha më vonë mori edhe kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrjeje të vonshme ndaj Leonardo Balerdit, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Pavarësisht përjashtimit, braziliani qëndroi në stadium për të ndjekur pjesën e mbetur të ndeshjes. Pas përfundimit të saj, ai u fut sërish në fushë për të festuar suksesin me bashkëlojtarët dhe tifozët.
Scenes of joy at the end here but match winner Cunha unhappy as Carrick appears to tell him to go straight to the dressing-room following his red card #mufc https://t.co/579gh2xEME
— Chris Wheeler (@ChrisWheelerDM) November 3, 2026
Por festa e tij nuk zgjati shumë. Pamjet tregojnë Carrickun, i cili duket qartë i irrituar, duke e kapur Cunhan dhe duke i kërkuar të largohej menjëherë nga fusha. Sulmuesi u largua i frustruar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit vazhdonte festimet për fitoren e madhe.
Reagimi i trajnerit duket se lidhej me kartonin e kuq të panevojshëm të Cunhas, i cili mund të ndikojë në ndeshjet e ardhshme të Manchester Unitedit./Telegrafi/