Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808186-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1245" height="700" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808186-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit" loading="lazy"></p>Në fshatin Leshak të Leposaviqit, është arrestuar një ish-pjesëtar i ministrisë së brendshme të Serbisë (MUP).  Ai dyshohet për përfshirje në rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga ana e Serbisë, rast i cili ndodhi më 1 nëntor të këtij viti brenda territorit të Kosovës Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri</div>

Madhësia e shkronjave

Në fshatin Leshak të Leposaviqit, është arrestuar një ish-pjesëtar i ministrisë së brendshme të Serbisë (MUP).  Ai dyshohet për përfshirje në rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga ana e Serbisë, rast i cili ndodhi më 1 nëntor të këtij viti brenda territorit të Kosovës
Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se i arrestuari ka qenë i integruar në Policinë e Kosovës nga viti 2013, por që në ndërkohë kishte dhënë dorëheqje.
Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
Policia bëri të ditur se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit nga ku kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale, 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.