Çfarë do të thotë Messi për lojtarët e Argjentinës? Enzo përlotet duke folur për të: Ai është shembulli ynë më i madh

Sport

Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, nuk i ka mbajtur dot emocionet pas fitores dramatike 3-2 ndaj Egjiptit në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026. Futbollisti i Chelseat vlerësoi kapitenin Lionel Messi për lidershipin dhe mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm, duke pranuar se paraqitja dhe karakteri i yllit argjentinas janë një frymëzim për të […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, nuk i ka mbajtur dot emocionet pas fitores dramatike 3-2 ndaj Egjiptit në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026.

Futbollisti i Chelseat vlerësoi kapitenin Lionel Messi për lidershipin dhe mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm, duke pranuar se paraqitja dhe karakteri i yllit argjentinas janë një frymëzim për të gjithë skuadrën.

Gjatë intervistës pas ndeshjes, Enzo u emocionua teksa fliste për Messin:

“Kur sheh Leon, i cili në fund të fundit është shembulli ynë më i madh… më falni, po bëhem emocional këtu… mënyra se si nuk dorëzohet kurrë dhe si gjithmonë ecën përpara”, deklaroi Enzo duke qarë.

Mesfushori argjentinas shtoi se Messi vazhdon të jetë një shembull i vërtetë për të gjithë lojtarët e Kombëtares.

“Ai është një shembull i vërtetë për ne. Edhe në momentet e vështira, ai gjithmonë tregon se është e mundur të vazhdosh përpara dhe sot është një shpërblim i madh për këtë”, u shpreh ai.

Enzo theksoi gjithashtu se Argjentina e dinte se nuk ishte momenti për t’u dorëzuar dhe se skuadra do të vazhdojë të luftojë deri në fund në Kupën e Botës.

“E dinim që ishte shumë herët për të shkuar në shtëpi dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, përfundoi mesfushori i kampionëve në fuqi të botës.

Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale pas një rikthimi spektakolar ndaj Egjiptit, ndërsa tani do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës për një vend në gjysmëfinale. /Telegrafi/